Presidentja e Tajvanit i ofroi ndihmë Kinës pas tërmetit vdekjeprurës
- Presidentja e Tajvanit Cai Ing-ven sot ka shprehur ngushëllime dhe i ka ofruar ndihmë Kinës pas tërmetit vdekjeprurës ku mbrëmë vonë humbën jetën të paktën 116 njerëz, ndërsa qindra u lënduan.
Taipei, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Presidentja e Tajvanit Cai Ing-ven sot ka shprehur ngushëllime dhe i ka ofruar ndihmë Kinës pas tërmetit vdekjeprurës ku mbrëmë vonë humbën jetën të paktën 116 njerëz, ndërsa qindra u lënduan.
"Tajvani është i gatshëm të ofrojë ndihmë kundër katastrofave", ka postuar Cai në rrjetin social X.
Cai, gjithashtu shprehu ngushëllime pas fatkeqësive të mëparshme natyrore në Kinë, duke përfshirë tërmetin në provincën perëndimore të Seçuanit vitin e kaluar.
Pekini po e forcon presionin mbi ishullin, ku muajin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet vendimtare presidenciale.
Foto: EPA