• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takon ambasadorin amerikan Hovenier dhe përfaqësuesit e ambasadave të SHBA-së në shtetet e rajonit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takon ambasadorin amerikan Hovenier dhe përfaqësuesit e ambasadave të SHBA-së në shtetet e rajonit
Prishtinë, 15 nëntor 2022 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim pune ambasadorin amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier dhe përfaqësues të ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendet e rajonit.

Në fokus të takimit, siç njofton zyra për informim e presidentes, ishte partneriteti me SHBA-në, rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e energjisë, bashkëpunimi rajonal, si dhe zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe më gjerë.

Në lidhje me zhvillimet e fundit, Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për të kontribuar në mënyrë aktive për paqe dhe siguri të qëndrueshme në vend dhe rajon, në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtar.

Osmani, gjithashtu potencohet në kumtesë, e ka nënvizuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për partneritetin e palëkundur me SHBA-në, aleaten kryesore të vendit dhe popullit. Në këtë drejtim, është theksuar rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik edhe atë në fushën e sigurisë në mes të dy vendeve.

Në takim u diskutua, gjithashtu, edhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

QËNDRONI TË LIDHUR