• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takoi kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takoi kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob
Prishtinë, 7 tetor 2022 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin politik evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore, njoftoi zyra e presidentes së Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës. "Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë", ka deklaruar Presidentja Osmani. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR