• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Prishtinë, 24 shtator 2023 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të  vendit, thuhet në njoftimin nga Zyra e presidentes së Kosovës.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit të Kosovës ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, thuhet në fund të njoftimit të ZPRK-së. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR