Presidentja e Kosovës Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Tomas Kolli
- - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolli, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm.
- Post By Fitore Curri
- 17:03, 29 shtator, 2023
Prishtinë, 29 shtator 2023 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolli, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm.
Siç bën të ditur Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK), Zvicra, sipas presidentes Osmani është një partner strategjik i Kosovës dhe se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë edhe më miqësore, shkaku i numrit të madh të kosovarëve që jetojnë atje.
"Duke falënderuar shteti zviceran për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës, Osmani e ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit nga Serbia kundër Kosovës. Ajo ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përsëritjes së akteve të tilla", bëhet e ditur në kumtesën e ZPRK-së. fc/
Fotografia: Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës