• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidentja e Kosovës dërgoi ushtarë në aksionin humanitar në Turqi

Presidentja e Kosovës dërgoi ushtarë në aksionin humanitar në Turqi

Prishtinë, 6 shkurt 2023 (MIA) –  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme, kumtuan sonte nga kabineti i saj.

Presidentja Osmani, siç thuhet në kumtesë, ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Në dy tërmete me fuqi prej 7,8 dhe 7,5 ballësh sipas Rihterit që sot e goditën Turqinë dhe Sirinë, sipas personave zyrtarë, jetën e humbën mbi 2.300 persona.

Besohet se qindra njerëz janë nën rrënojat, ndërsa bilanci do të rritet derisa ekipet për shpëtim janë duke kërkuar nën rrënojat në qytetet dhe vendet e banuara në të gjithë rajonin.

Agjencia turke për përballje me katastrofa kumtoi se jetën e kanë humbur 1.498 persona, ndërsa së paku 8.533 janë lënduar. ndërsa janë rrënuar 2.834 ndërtesa ndërsa druhet se bilanci do të jetë akoma më i madh.

Në Siri nga tërmeti jetën e humbën 810 persona, tregojnë të dhënat më të reja të Ministrisë së Shëndetësisë dhe shpëtimtarët.

QËNDRONI TË LIDHUR