Presidenti ukrainas mohon tensione me Trampin: Takimi ishte "konstruktiv", por mbreti Çarlls dërgoi "sinjale të rëndësishme"
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, në një intervistë ekskluzive për gazetën "Gardian" deklaroi se nuk "frikësohet" nga presidenti amerikan, Donald Tramp, për dallim nga liderët e tjerë perëndimorë dhe i hodhi poshtë raportimet se takimi i tyre i fundit në Uashington ishte tensionues.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:57, 10 nëntor, 2025
Londër, 10 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, në një intervistë ekskluzive për gazetën "Gardian" deklaroi se nuk "frikësohet" nga presidenti amerikan, Donald Tramp, për dallim nga liderët e tjerë perëndimorë dhe i hodhi poshtë raportimet se takimi i tyre i fundit në Uashington ishte tensionues.
Zelenski i përshkruajti marrëdhëniet me presidentin amerikan si "normale, "afariste" dhe "konstruktive". Në intervistë, e cila dy herë ishte ndërprerë për shkak të ndaljes së energjisë elektrike në pallatin presidencial, shkaktuar nga sulmet ruse, ai gjithashtu zbuloi se Mbreti Çarlls pati rol kyç në ndërtimin e marrëdhënieve me Trampin.
Presidenti ukrainas i hodhi poshtë pohimet se Trampi, në takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë në tetor, ka hedhur harta nga fushëbetejat, gjatë një debati të ashpër. "Asgjë nuk ka hedhur. Jam i sigurt", tha Zelenski. Ai mohoi edhe se Trampi i ka bërë presion të pranojë kushte maksimaliste të Vlladimir Putinit për prëfundim të luftës, siç kumtoi "Fajnenshëll tajms".
Zelenski theksoi se delegacioni ukrainas ka vendosur tre kërkesa para Trampit, duke i prezantuar masat e njëpasnjëshme, përfshirë armë dhe sanksione ekonomike, të cilat do ta "dobësonin" Moskën, me qëllim që të pakësohet aftësia e Rusisë për ta bombarduar Ukrainën dhe Putini të detyrohet të ulet në tryezën negociuese.
Duke folur nga pallati presidencial në Kiev, Zelenski tha se "bota frikësohet nga Trampi" dhe se kjo është e vërtetë. Në pyetjen nëse kjo vlen edhe për të, ai u prëgjigj: "Jo. Ne nuk jemi qrmiq me Amerikën. Ne jemi miq. Përse do të frikësoheshim?".
Ai zbuloi se gjatë vizitës shtetërore në Britani të Madhe në shtator, Tramp pati takim sy më sy me mbretin Çarlls. "Nuk i di të[ gjitha hollësitë, por kuptova se Lartësia e Tij i dërgoi disa sinjale të rëndësishme presidentit Tramp", tha Zelenski. Ai shtoi se Trampi e respekton mbretin dhe e konsideron si "shumë të rëndësishëm", ndërkaq mbreti Çarlls është dikush që " e mbështetë shumë" Ukrainën.
Intervista u mbajt pas sulmeve shkatërruese ruse ndaj sistemit energjetik të vendit. Gjatë bisedës, energjia elektrike ishte ndërprerë. Zelenski iu përgjigj kësaj me sarkazëm të butë: "Këto janë kushtet tona për jetë. Është normale. Kemi fliktuime të rrymës në Kiev, si dhe kudo tjetër".
Ai theksoi se Rusia disa herë e ka goditur rrjetin nacional elektroenergjetik, duke e pakësuar kapaciteton në "zero", dhe akuzoi se Putini urdhëron "sulme terroriste" për të krijuar tensione në shoqërinë ukrainase.
Presdienti ukrainas deklaroi se dëshiron të porosisë 27 sisteme kundërajrore "Patriot" ga prodhuesit amerikanë, dhe propozoi që shtetet evropiane t'ia huazojnë Ukrainëas sistemet e veta ekzistuese. Në pyetjen nëse BE-ja dhe Britania e Madhe po bëjnë mjaftueshëm, ai u përjgigj: "Asnjëherë nuk është e mjaftueshme. Do të jetë mjaft kur lufta do të përfundojë".
Zelenski i ndërlidhi aktivitetet e kohëmëparshme malinje nëpër Evropë - përfshirë edhe sulmin e rrejshëm me dronë mbi Poloni dhe paraqitjen e mëvonshme të dronëve mbi aeroportet në Kopenhagë, Munih dhe Bruksel - me dështimin e Rusisë për të realizuar përparim të konsiderueshëm në front.
Ai pohoi se është shumë e mundshme që Rusia të hapë front tjetër ndaj një vendi tjetër evropian para se të përfundojë lufta në Ukrainë. "Besoj se do ta bëjë atë. Mund ta bëjë atë. Duhet ta harrojmë skeptocizmin e përgjithshëm evropian se Putini së pari dëshiron ta marrë Ukrainën, e më pas ndoshta do të shkojë drejt një vendi tjetër. Mund t'i bëjë të dy gjërat njëkohësisht", theksoi presidenti ukrainas.
Ai e përshkruajti momentin si "qorr-sokak" për Putinin kur bëhet fjalë për sukses të vërtetë. Zelenski shtoi se në tetor, Rusia ka pasur shifër rekorde prej 25.000 ushtarëve të vdekur dhe të plagosur.
Shefi i shtetit ukrainas theksois e SHBA-ja është partnere strategjike, ndërsa Ukraina është shumë më e afërt pë[r nga vlerat me SHBA-në se sa Rusia "imperialiste" dhe revizioniste. ab/
foto: printskrin