Presidenti sirian në vizitën e parë në një vend perëndimor - takim me Makronin në Pallatin Elize
- Presidenti francez Emmanuel Makron priti sot homologun e tij sirian Ahmed al-Shara në Pallatin Elize, që është udhëtimi i tij i parë në një vend perëndimor që kur erdhi në pushtet pas rrëzimit të Bashar al-Asad në dhjetor.
- Post By Lindita Sulejmani
- 20:11, 7 maj, 2025

Paris, 7 maj 2025 (MIA) - Presidenti francez Emmanuel Makron priti sot homologun e tij sirian Ahmed al-Shara në Pallatin Elize, që është udhëtimi i tij i parë në një vend perëndimor që kur erdhi në pushtet pas rrëzimit të Bashar al-Asad në dhjetor.
Makron e priti presidentin e përkohshëm sirian me një shtrëngim duarsh në oborrin e pallatit presidencial në prani të rojeve. Pas takimit, të dy liderët do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Disa dhjetëra njerëz nga pakicat fetare të Sirisë protestuan sot në Paris kundër vizitës së presidentit të përkohshëm sirian.
"Xhaulani (emri i mëparshëm i Al-Shara) largohu! Largohu nga Franca, largohu nga Siria!" bërtitën protestuesit nga komunitetet alevite, druze, të krishtera dhe suni, të mbledhur në Sheshin e Republikës në Paris, duke valëvitur flamuj sirianë. ls/
Foto: EPA