• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Presidenti sirian do ta vizitojë Kinën që të bisedojë me presidentin Si

Presidenti sirian do ta vizitojë Kinën që të bisedojë me presidentin Si

Damask, 19 shtator 2023 (MIA) - Presidenti sirian Bashar al Asad të enjten do të udhëtojë për Kinë, në vizitën e tij të parë pas shpërthimit të luftës civile në Siri në vitin 2011. 

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA njoftoi se Al Asadit i ishte dërguar ftesë zyrtare nga presidenti kinez Si Xhinping për bisedime dypalëshe. 

Presidenti i Sirisë do të shoqërohet nga bashkëshortja Asma, transmetoi DPA duke iu referuar agjencisë SANA.

Vizita do të përfshijë edhe një numër të madh takimesh dhe ngjarjesh në të cilat Al Asadi do të marrë pjesë në qytetet Hangzhu dhe kryeqytetin Pekin. 

Presidenti i Sirisë do të shoqërohet nga delegacioni në të cilin do të jetë ministri i Ekonomisë dhe ministri i Punëve të Jashtme. 

Vizita e fundit e Al Asadit në Kinë ishte në vitin 2004. 

Kina, bashkë me Iranin dhe Rusinë, e mbështesin Al Asadin nga fillimi i kryengritjes kundër sundimit të tij në vitin 2011. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR