• e enjte, 04 dhjetor 2025

Presidenti Si do të jetë nikoqir i Putinit dhe Gutereshit në samitin e ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 

Presidenti Si do të jetë nikoqir i Putinit dhe Gutereshit në samitin e ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 

Pekin, 22 gusht 2025 (MIA) - Lideri kinez, Si Xhinping do t'i ftojë presidentin rus Vladimir Putin, sekretarin e përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh dhe liderë nga më shumë se 20 vende më vonë këtë muaj, njoftoi sot Pekini.

Takimi është për mbledhjen e ardhshme të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, i cili do të mbahet në qytetin kinez Tjenxhin më 31 gusht dhe 1 shtator.

Liderët do të shpallin plane të reja për thellimin e lidhjeve gjatë takimit, deklaroi në konferencën për mediat zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Liu Bin.

Takimi i OBSH-së po mbahet vetëm disa ditë përpara njërës nga paradat ushtarake më të mëdha në Kinë gjatë viteve të fundit.

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, janë mesin e të ftuarve, tha Bin.

Takimi do të përfundojë me nënshkrimin dhe njoftimin e deklaratës, tha Liu Bin qa/ 

Foto: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR