• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidenti polak javën e ardhshme për vizitë në Shqipëri

Presidenti polak javën e ardhshme për vizitë në Shqipëri

Tiranë, 7 maj 2023 (MIA) - Me ftesë të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, më 10 dhe11 maj për vizitë zyrtare në Shqipëri do të qëndrojë presidenti i Republikës së Polonisë, Andzhej Duda.

Sipas njoftimit për shtyp të kabinetit të presidentit, kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një presidenti polak në Shqipëri.

"Presidenti i Polonisë, Duda pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj, ndërsa do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti Begaj, në Institucionin e Presidentit të Republikës. Pas ceremonive të mirëseardhjes, të dy presidentët do të zhvillojnë një takim të veçantë dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, të dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë për media", njofton agjencia shqiptare ATA.

Pasdite të dy presidentët do të marrin pjesë dhe do t’i drejtohen me mesazhe, forumit të përbashkët ekonomik që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet.

Presidenti Duda shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Duda do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR