• e premte, 16 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Presidenti palestinez i bëri thirrje Hamasit t'i lirojë pengjet

Presidenti palestinez i bëri thirrje Hamasit t'i lirojë pengjet

Ramallah, 23 prill 2025 (MIA) - Presidenti i Palestinës, Mahmud Abas i bëri thirrje Hamasit t'i lirojë pengjet të cilët ende i mban lëvizja islamike në Rripin e Gazës. 

"Hamasi i dha okupatorit kriminel justifikim për të kryer krimet e tij në Rripin e Gazës, prej të cilave më e dukshmja është marrja e pengjeve", tha Abas në takimin në Ramallah. 

"Unë do ta paguaj çmimin e kësaj, populli jonë po e paguan çmimin, jo Izraeli. Lirojini", bëri thirrje presidenti palestinez. 

Agjencitë sot raportuan se ndërmjetësit arabë po punojnë për një propozim për t'i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit, që do të përfshinte një armëpushim për një periudhë prej 5 deri në 7 vjet dhe lirimin e të gjithë pengjeve tjera.

Egjipti dhe Katari ende po punojnë për propozimin i cili përfshinë tërheqjen graduale të forcave izraelite nga i gjithë Rripi i Gazës dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.

Izraeli i hodhi poshtë të gjitha marrëveshjet që do t'i lejonin Hamasit ta ruaj ndikimin e vet në Gazë dhe për t'u armatosur. Administrata e Donald Trampit e cila gjithashtu ishte përfshirë në bisedimet për armëpushimin, deklaroi se tërësisht e mbështetë pozitën e Izraelit.

Hamasi njoftoi se nuk do të çarmatoset për sa kohë që Izraeli pushton territorin palestinez. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR