Presidenti kroat bëri thirrje për njohjen e shtetit palestinez
- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq i bëri thirrje sot Qeverisë që të ngrejë në Parlament procedurë për njohjen e shtetit palestinez.
- Post By Fami Bajrami
- 14:46, 27 gusht, 2025
Zagreb, 27 gusht 2025 (MIA) – Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq i bëri thirrje sot Qeverisë që të ngrejë në Parlament procedurë për njohjen e shtetit palestinez.
"Kroacia duhet ta njohë Palestinën si një hap drejt ndalimit të luftës dhe katastrofës humanitare në Gazë. Njohja e të drejtës së popullit palestinez është e vetmja mënyrë për të vendosur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme", deklaroi Milanoviqi në një takim me shefen e diplomacisë palestineze, Varsen Aghabekjan i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Zagreb.
Milanoviqi paralajmëroi se në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese do të angazhohet që Kroacia ta njohë Palestinën sa më shpejt të jetë e mundur. Ai dënoi ashpër sulmet e ushtrisë izraelite ndaj civilëve në Gazë dhe veprimin e paralajmëruar ushtarak për të pushtuar enklavën, duke vlerësuar se "asgjë nuk mund ta arsyetojë atë".
Sipas një komunikate nga zyra e tij, Milanoviqi i ka përcjellë ministrit palestinez se e vetmja zgjidhje e drejtë është të njihet ekzistimi i dy shteteve - Izraelit dhe Palestinës.
Foto: arkivi