• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti kinez për vizitë në Uashington me përpjekje që të kundërshtojë rritjen e ndikimit amerikan

Presidenti kinez për vizitë në Uashington me përpjekje që të kundërshtojë rritjen e ndikimit amerikan

Hanoi, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping sot bëri thirrje për "fazë të re" në raportet me Vietnamin në fillim të vizitës së tij të parë në vend pas gjashtë viteve, me tentim që të kundërshtojë rritjen e ndikimit amerikan në këtë shtet komunist.

Si do të takohet me liderin e partisë komuniste vietnameze, Nguen Fu Trong më së voni sot, pasi, siç shkruan REL, Hanoi i ka përmirësuar lidhjet diplomatike me Uashingtonin gjatë kohës së vizitës së presidentit amerikan Xho Bajden në shtator.

Vizita e Bajdenit ishte pjesë e përpjekjeve të SHBA-së që ta kufizoj rritjen e fuqisë ekonomike të Kinës dhe t'i sigurojnë blerjet e materialeve kyçe që duhen për prodhime të larta teknologjike.

Duke biseduar pas arritjes së tij në aeroportin në Hanoi, Si tha se do të diskutojë me liderët vietnamez për raportet e përgjithshme dhe strategjike kinezo-vietnameze, si dhe për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët, "për t'i inkurajuar raportet bilaterale drejt fazës së re".

Vietnami kohë të gjatë po tenton të mbajë raporte të mira me Kinën dhe SHBA-në. E ndan brengosjen e SHBA-së për shkak rritjes së vetbesimit të Pekinit në kontest të Detit Jugor kinez, por ka lidhje të afërta ekonomike edhe me Kinën.

Vietnami dhe Kina, ku sundojnë partitë komuniste, tashmë ndajnë "partneritet gjithpërfshirës strategjik", statusi më i lartë diplomatik i Vietnamit. Në shtator Hanoi dhe Uashingtoni i ngritën raportet në nivel të njejtë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kinës, Vang Benbin, tha se vizita do të përfshijë diskutime për "sjelljen e raporteve kineze-vietnameze në nivel më të lartë". ss/bsh/

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR