• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidenti iranian paralajmëron: Kriza e ujit mund ta zbrazë Teheranin

Presidenti iranian paralajmëron: Kriza e ujit mund ta zbrazë Teheranin

 Teheran, 24 korrik 2025 (MIA) - Presidenti iranian Masud Pezeshkian ka paralajmëruar se për shkak të një krize serioze të ujit, popullsia prej 15 milionë banorë e Teheranit mund të detyrohet të largohet nga qyteti, raportoi portali iranian Asr-Iran, raporton DPA.

"Situata është kritike - Teherani pothuajse nuk ka ujë", deklaroi Pezeshkiani, duke shtuar se nuk është përjashtuar mundësia e marrjes së një vendimi urgjent për zhvendosjen e kryeqytetit. 

 Sipas të dhënave, Irani po përballet me një krizë uji në më shumë se 20 nga 31 provincat. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se një nga rezervuarët më të mëdhenj të vendit mund të thahet brenda katër javëve të ardhshme.

 Në shtatë rezervuarë niveli i ujit është nën 10 për qind, ndërsa dy diga - në provincat Hormozgan dhe Fars - janë tharë plotësisht. Gjithsej 80  e kapacitetit ujor të vendit janë pothuajse të zbrazëta.

 Klimatologët paralajmërojnë se furnizimi normal me ujë nuk do të jetë i mundur në dy muajt e ardhshëm, përveç nëse ka reshje të dendura shiu.

 Pezeshkiani akuzoi qeverinë e mëparshme se e injoron problemin,  dhe shtoi  se dy vite radhazi thatësire ishin ndër shkaqet kryesore për krizën.

Për shkak të situatës, të gjitha institucionet dhe shkollat shtetërore janë mbyllur të paktën deri të shtunën, dhe disa kompani kanë pezulluar prodhimin për shkak të mungesës së ujit dhe energjisë elektrike. 

Shumë banorë tashmë po largohen nga Teherani, duke u drejtuar në provincat përgjatë Detit Kaspik, të cilat deri më tani nuk kanë probleme me furnizimin me ujë. 

Foto: Arkivi i EPA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR