Presidenti iranian ju bën thirrje vendeve myslimane që t'i ndërpresin lidhjet me Izraelin
- – Presidenti iranian Masud Pezeshkian sot ju bëri thirrje vendeve myslimane që t’i ndërpresin lidhjet me Izraelin.
- Post By Fitore Curri
- 11:32, 15 shtator, 2025
Teheran, 15 shtator 2025 (MIA) – Presidenti iranian Masud Pezeshkian sot ju bëri thirrje vendeve myslimane që t’i ndërpresin lidhjet me Izraelin.
Pezeshkian i dha këto vërejtje para samitit të planifikuar në Doha si përgjigje e sulmit të Izraelit javën e kaluar ndaj përfaqësuesve të lëvizjes palestineze Hamas në kryeqytetin e Katarit.
“Ka mundësi që vendet myslimane t’i ndërpresin lidhjet me këtë regjim fiktiv (izraelit) dhe ta ruajnë unitetin dhe kohezionin e tyre sa më shumë që është e mundur”, tha Pezeshkian para se të shkojë për Katar.
Presidenti iranian shfaqi shpresë se samiti do të “sjellë vendim” për masat të cilat duhet të ndërmerren kundër Izraelit. fc/
Foto: EPA