Presidenti iranian javën e ardhshme do të shkojë për vizitë në Arabinë Saudite
- - Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi javën e ardhshme do ta vizitojë Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, njoftoi sajti iranian Etemad.
- Post By Fitore Curri
- 19:57, 6 nëntor, 2023

Teherani, 6 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi javën e ardhshme do ta vizitojë Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, njoftoi sajti iranian Etemad.
OBI është organizatë nga 57 vende anëtare e cila veten e quan "zëri kolektiv i botës myslimane".
Gjatë vitit të kaluar, Irani dhe Arabia Saudite përsëri i vendosën marrëdhëniet në armiqësinë shumëvjeçare e cila e rrezikonte stabilitetin rajonal në Gjirin, si dhe në Jemen, Siri dhe Liban.
Arabia Saudite i ndërpreu marrëdhëniet me Iranin në vitin 2016, pasi protestuesit e sulmuan ambasadën e saj në Teheran si hakmarrje për ekzekutimin e shquar të priftit shiit në Arabinë Saudite. fc/
Fotografia: Arkivi