• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidenti iranian arriti për vizitë zyrtare në Armeni

Presidenti iranian arriti për vizitë zyrtare në Armeni

Erevan, 18 gusht 2025 (MIA) - Presidenti iranian, Masud Pezeshkian arriti për vizitë zyrtare në Armeni, kumtuan mediumet armene.

Në aeroportin ndërkombëtar "Zvartnos" në Erevan u prit nga zëvendëskryeministri armenas, Maher Grigorian.

Gjatë vizitës në Erevan, presidenti iranian nesër do të marrë pjesë në forumin armeno-iranian të biznesit. Mediumet shtetërore iraniane kumtuan se pas vizitës në Armeni, Pezeshkian do ta vizitojë Bjellorusinë.

Paraprakisht, presidenti iranian deklaroi se vizitat e tij të ardhshme në Armeni dhe Bjellorusi do të kahëzohen drejt përforcimit të rolit të kompanive private iraniane dhe zhvillimin e marrëveshjeve tashmë të arritura, posaçërisht në fushën e projekteve të përbashkëta investuese.

Sipas mediumeve iraniane, Pezeshkian në Armeni do të bisedojë për krijimin e konrridorit tranzit në afërsi të kufirit iranian, i planifikuar si pjesë e marrëvehsjes së kohëmëparshme paqësore mes Erevanit dhe Bakut të arritur me ndërmjetësim të SHBA-së.

Në Erevan, ai do të bisedojë për krijimin e planifikaur të zopnës tranzitore përmes Armenisë për ndërlidhje të Azerbajxhanit me enklavën Nahçivan, kërkesë e shumëvjeçare e Bakut, por të cilën tashmë një kohë të gjatë Teherani e kundërshton.

Sipas kushteve të marrëveshjes Baku-Erevan të arritur më 8 gusht në uashington, SHBA-ja do të ketë të drejtë ta zhvillojë korridorin, të quajtur "Rruga e Trampit për paqe dhe prosperitet ndërkombëtar".

"Prania e kompanive amerikane në rajon është shqetësuese. Do të bisedojmë për atë dhe do t'i ndajmë shqetësimet tona me përfaqësuesit armenas", tha Pezeshkian para se të largohej.

Irani një kohë të gjatë e kundërshton korridorin, duke u frikësuar se do ta shkëputë nga Kaukazi dhe do të sjellë prani të mundshme potencialisht të huaj në kufirin e vet.

Në ditët e fundit, Irani e paralajmëroi Armeninë kundër çfarëdo lloj përoarimi në projekt, duke e akutuar SHBA-në për "qëllime të mundshme hegjemoniste në rajonin e Kaukazit".

Autoritetet armene "na bindën se kurfarë forcash amerikane apo kompani amerikane të sigurimit nuk do të jenë të pranishme në Armeni nën arsyetimin për ndërtim të korridorit", deklaroi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR