• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti i Shqipërisë para zgjedhjeve të së dielës i porositi qytetarët që të flasin me votën e dhënë 

Presidenti i Shqipërisë para zgjedhjeve të së dielës i porositi qytetarët që të flasin me votën e dhënë 

Tiranë, 12 maj 2023 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u dërgoi një video-porosi votuesve shqiptarë duke ju bërë thirrje që më 14 maj të votohet me përgjegjësinë e nevojshme.

"Seria e propozimeve që dëgjuat prej disa javësh gjatë fushatës zgjedhore tashmë është mbyllur. Të gjithë të përfshirët në zgjedhje folën si donin, kur donin dhe me intensitetin e pashmangshëm të propozimeve partiake. Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni! Dhe kjo është thelbësore, zëri juaj", thotë Begaj në video-porosinë e publikuar në Fejsbuk.

Presidenti vlerësoi se "zgjedhjet lokale ofrojnë mundësi për përmirësim të drejtpërdrejt të hapësirës për jetesë".

"Për cilësinë e tij do të jenë përgjegjës përfaqësuesit që do të zgjidhni më 14 maj. Ata do të kenë obligim që të menaxhojnë mirë resurset lokale dhe përmes tyre të krijojnë mundësi të reja zhvillimore për projektet e ardhshme për vetëqeverisjen lokale. Për këtë arsye ju kërkoj që të votoni me përgjegjësi, pa lënë pas dore këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet dhe bashkësitë tona. Votoni dhe sigurohuni që do të dëgjoheni nesër dhe në ditët në vijim", tha Begaj në porosinë për qytetarët.

Ai u kujton të gjithë krerëve të institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, përgjegjësinë e tyre të madhe që të jenë vendimtarë në mbrojtjen e votës dhe në konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë.

"Ju kërkoj t'i përgjigjeni kësaj sfide, të cilën ia kemi borxh të gjithë qytetarëve shqiptarë, veçanërisht brezit të ri. I detyrohemi shpresës së diasporës shqiptare, sytë dhe zemrat e së cilës janë drejtuar drejt atdheut dhe gjithë punës së madhe që është bërë pavarësisht nga krahu politik për të siguruar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri", tha presidenti.

Begaj ju bëri thirrje qytetarëve që masivisht të dalin dhe të lirë ta japin votën e tyre. 

"Duke ju uruar shumë fat në familje, bashkësi dhe në kauzat tuaja, ju ftoj të ushtroni të gjithë të drejtën tonë për të zgjedhur alternativën që secili mendon se përmbush pritshmëritë e tij personale", përfundon porosinë e tij përpara zgjedhjeve vendore të së dielës shefi i shtetit Begaj. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR