• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Presidenti i Shqipërisë Begaj javën e ardhshme në Bruksel do të takohet me Stoltenbergun

Presidenti i Shqipërisë Begaj javën e ardhshme në Bruksel do të takohet me Stoltenbergun

Tiranë, 3 mars 2023 (MIA)- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të realizojë vizitë zyrtare në NATO më datën 7 të këtij muaji, kumton kabineti i tij.

"Shefi i shtetit do të ketë takim me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me të cilin do të diskutojë mbi zhvillimet strategjike dhe atë të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor", thuhet në kumtesë.

Poashtu, temë e bisedimeve do të jetë vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si dhe pritshmëritë për samitin e radhës të NATO-s i cili në korrik të këtij viti do të mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Begaj do të shoqërohet nga shefi i Shtatmadhorisë së forcave të amatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Begajt në NATO si president i Republikës i cili para se të zgjidhej president ka qenë shef i Shtatmadhorisë së armatës shqiptare me gradën gjeneral major.

Pas takimit me Stoltenbergun në orën 13 është paraparë konferencë e përbashkët shtypi.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga 1 prilli i vitit 2009. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR