Presidenti i ri i Argjentinës, Milei dha betimin
- Presidenti i ri i Argjentinës, Havier Milei, sot ka dhënë betimin para parlamentit të vendit dhe kështu ka marrë zyrtarisht funksionin e presidentiti, raportojnë mediat britanike.

Buenos Aires, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti i ri i Argjentinës, Havier Milei, sot ka dhënë betimin para parlamentit të vendit dhe kështu ka marrë zyrtarisht funksionin e presidentiti, raportojnë mediat britanike.
Si një kandidat presidencial, Milei premtoi do ta pastrojë establishmentin politik nga korrupsioni, do ta eliminojë Bankën Qendrore, të cilën e akuzoi se shtyp para dhe e nxit inflacionin, dhe ta zëvendësojë peson e paqëndrueshme me dollarin amerikan.
Milei fitoi një fitore të bindshme në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 19 nëntor dhe e dërgoi opsionin politik peronist që me dekada ka dominuar skenën politike të Argjentinës në opozitë.
Foto: Arkivi i MIA-s