• e enjte, 27 qershor 2024

Presidenti i ndërruar i Nigerit bëri përpjekje që të ikë nga arresti shtëpiak

Presidenti i ndërruar i Nigerit bëri përpjekje që të ikë nga arresti shtëpiak

Niamej, 20 tetor 2023 (MIA) - Hunta ushtarake në Niger njoftoi se e ka parandaluar përpjekjen e presidentit të ndërruar Mohamed Bazum që të ikë nga arresti. 

Zëdhënësi i Armatës deklaroi se Bazum ka bërë përpjekje që të ikë gjatë natës me familjen, kuzhinierët dhe sigurimin, transmeton Bi-Bi-Si. 

"Kishte plane që grupi të fluturonte me helikopterë, por plani ishte parandaluar", tha ai, duke shtuar se "aktorët kryesorë dhe disa nga pjesëmarrësit" janë arrestuar. 

Bazum është në arrest shtëpiak pasi anëtarët e gardës së tij presidenciale kryen sulm shtetëror në fund të korrikut dhe e ndërmorën pushtetin në vend. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR