• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti i Meksikës e humb vetëdijen për shkurt për shkak të Kovidit

Presidenti i Meksikës e humb vetëdijen për shkurt për shkak të Kovidit

Meksiko Siti, 27 prill 2023 (MIA) - Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador tha se gjatë takimit me përfaqësuesit ushtarakë në qytetin Merida, në shtetin Jukatan, "e ka humbur vetëdijen për shkurt për shkak të uljes së përnjëhershme të tensionit të gjakut", duke ia përshkruar këtë Kovid-19.

Në një video-mesazh të publikuar nga Kabineti i presidentit, Obrador dha deklaratë për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai tha se gjatë takimit me përfaqësuesit ushtarakë në qytetin Merida, shteti Jukatan, "ka humbur vetëdijen për shkurt pasi tensioni i gjakut i është ulur përnjëherë" për shkak të Kovid-19.

Obrador tha se me helikopterin e ndihmës së shpejtë është transferuar në kryeqytetin e Meksiko Sitit. Ai potencoi se zakonisht ka probleme me zemër, por kësaj radhe përkeqësimi i shëndetit të tij "nuk është shkaktuar nga zemra".

Mjekimi do të vazhdojë në kushte shtëpie, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Adan Augusto Kopez Hernandez do të mbajë konferenca ditore për shtyp derisa nuk rikuperohet Obradori.

Obrador (69), i cili dy herë u infektua me Kovid-19 nga viti 2021, ka përjetuar arrest kardiak në vitin 2013, ndërsa në vitin 2022 i është nënshtruar kategorizimit të zemrës.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR