• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidenti i Madagaskarit ka gjetur një gur të çmuar prej 300 kilogramë në Pallatin Presidencial

Presidenti i Madagaskarit ka gjetur një gur të çmuar prej 300 kilogramë në Pallatin Presidencial

Antananarivo, 20 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i përkohshëm i Madagaskarit, Majkëll Randrijarina, i cili mori pushtetin në këtë ishull të Oqeanit Indian muajin e kaluar, njoftoi publikun se një gur i çmuar i errët me peshë 300 kilogramë ishte gjetur në Pallatin Presidencial.

 "Smeraldi në një Matricë", i zbukuruar me kristale të gjelbra vezulluese, u ekspozua dje në mbrëmje në Pallatin Shtetëror “Ambohikorohitra” në kryeqytetin Antananarivo. Një vlerësim nga ekspertët është duke u zhvilluar për të përcaktuar madhësinë dhe cilësinë e thesarit të çmuar, raporton "Politika".

“Kjo është pasuri kombëtare. Ka mundësi të shitet, ndërsa ministri duhet t’i sqarojë procedurat të cilat do të vijojnë që të rriten të ardhurat shtetërore... Për këtë do të ketë transparencë të plotë”, deklaroi Randijanirina. 

Ai nuk publikoi hollësi për atë si, kur dhe ku ishte gjetur guri, përveç që tha se “pas mbërritjes sonë e zbuluam këtë pasuri të paparë kombëtare”, si dhe se nuk e di pse ishte “sjellë këtu”. Ministri i Minierave, Karl Andrijamparani, shtoi se ky gur i çmuar është “ëndërr e çdo koleksionisti”. 

“Smeraldi me matricën e tij natyrore është dukuri e rrallë. Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për gur të ngjashëm ndonjëherë të dokumentuar në Madagaskar”, tha ai. 

Qeveria njoftoi se të ardhurat nga shitja do të shkojnë në Arkën Shtetërore. 

Majkëll Randrijarina është udhëheqësi i kryengritjes ushtarake të Madagaskarit, në të cilin ishte rrëzuar presidenti Andri Raxhoelina. Ai më 15 tetor njoftoi se “e merr pozitën president” i vendit, si dhe se forcat e armatosura do të jenë të kompetnte për ishullin në Oqeanin Indian 18 muaj deri dy vjet, para se të mbahen zgjedhje të reja. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR