• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidenti i Kamerunit, Pol Bija, në moshën 92 vjeçare kandidon për mandatin e tetë

Presidenti i Kamerunit, Pol Bija, në moshën 92 vjeçare kandidon për mandatin e tetë

Jaunde, 14 korrik 2025 (MIA) - Presidenti i Kamerunit Pol Bija, i cili ka 92 vjet dhe është në pushtet pothuajse 43 vjet, mbrëmë në platformën X publikoi se do të kandidojë për mandatin e tetë shtatëvjeçar në zgjedhjet presidenciale të caktuara për në tetor.

"Unë jam kandidat i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 12 tetor të vitit 2025. Qëndroni të sigurt se vendosmëria ime për t'u shërbyer është adekuate me seriozitetin e sfidave me të cilat përballemi", shënoi shefi i shtetit.

Bija, në pushtet që nga viti 1982, është presidenti i dytë i Kamerunit që nga pavarësia nga Franca në vitin 1960-të.

Ai fitoi lehtësisht në zgjedhjet e vitit 2018 me më shumë se 70 për qind të votave të fituara në zgjedhjet e shënuara me parregullsi dhe jehonë të dobët për shkak të dhunës së vazhdueshme. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR