Presidenti i Iranit, Raisi, i cili e humbi jetën në fatkeqësinë e helikopterit, sot është varrosur në qytetin e shenjtë Mashhad
- Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili e humbi jetën në fatkeqësinë e helikopterit, sot është varrosur në qytetin e shenjtë Mashhad në pjesën verilindore të vendit, ku mijëra të pikëlluar i mbushën rrugët me këtë rast.
- Post By Besnik Shuki
- 21:01, 23 maj, 2024
Teheran, 23 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili e humbi jetën në fatkeqësinë e helikopterit, sot është varrosur në qytetin e shenjtë Mashhad në pjesën verilindore të vendit, ku mijëra të pikëlluar i mbushën rrugët me këtë rast.
Raisi (65), shpesh konsiderohej si trashëgimtar i mundshëm i liderit suprem 85-vjeçar, Ali Hamnei, i cili e mban pozitën më të lartë në Iran. Mohamad Mokber, i cili është nënpresident i parë, do të jetë ushtrues i detyrës president deri në zgjedhjet më 28 qershor.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë politikanë iranianë dhe persona ushtarakë, si dhe përfaqësues fetarë.
Tetë udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit e humbën jetën të dielën kur helikopteri me të cilin kanë udhëtuar u rrëzua në terren malor afër kufirit me Azerbajxhanin.
Irani ka shpallur pesë ditëzie pas vdekjes së Raisit. bsh/
Foto: EPA