• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti i Gjermanisë Shtajnmaer shkarkoi tre ministra nga partia Demokratët e Lirë (FDP)

Presidenti i Gjermanisë Shtajnmaer shkarkoi tre ministra nga partia Demokratët e Lirë (FDP)

Berlin, 7 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i Gjermanisë Frank-Valter SHtajnmaer ka shkarkuar tre nga katër ministrat e Demokratëve të Lirë (FDP) në kabinetin e kancelarit Olaf Sholc pas rënies së koalicionit të qendrës së majtë.

Shtajnmaer ia dorëzoi dorëheqjet ministrit të Financave, Kristian Lindner, ministrit të Drejtësisë, Marko Bushman dhe ministres së Arsimit, Betina Stark-Vatcinger në rezidencën e tij zyrtare Bellvi Palas.

Ndërkohë, këshilltari për politika ekonomike të Sholcit, Jerg Kukies, mori konfirmimin e tij për emërimin ministër i ri i Financave.

I vetmi ish politikan i FDP-wsë, i mbetur në kabinet është ministri i Transportit, Volker Vising, i cili u largua nga partia e tij. Vising mban postin e ministrit të Transportit, si dhe do të mbajë edhe postin e Ministrit të Drejtësisë.

Ministrinë e Arsimit do ta marrë ministri i Bujqësisë, Xhem Ozdemir. rq/

Foto:  arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR