• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti i Brazilit vlerësoi se nuk ka sqarim për aksionet e Izraelit dhe vrasjet e grave dhe fëmijëve në Gazë

Presidenti i Brazilit vlerësoi se nuk ka sqarim për aksionet e Izraelit dhe vrasjet e grave dhe fëmijëve në Gazë

Jerusalem, 15 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti brazilian Luis Inasio Llulla da Silva sot deklaroi se institucioinet multilaterale nuk arrijnë t'i zgjidhin konfliktet ndërkombëtare dhe në atë pikëpamje i kritikoi veprimet e Izraelit në Gazë.

"Sjellja e Izraelit nuk ka sqarim, me pretekst se luftojnë kundër Hamasit, vrasin gra dhe fëmijë", tha ai pas takimit me presidentin egjiptas, Abdel Fatah el-Sisi.

Llulla vlerësoi se nuk do të ketë paqe nëse nuk formohet shteti palestinez dhe bëri thirrje në armëpushim urgjent që të lejohet ndihma humanitare për Gazën, njoftojnë mediumet izraelite. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR