Presidenti i Brazilit po rikuperohet pas një operacioni në tru
- Presidenti brazilian, Luiz Inasio Lula da Silva i'u nënshtrua një operacioni në tru në Sao Paulo për heqjen e një hematomi.
Sao Paolo, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti brazilian, Luiz Inasio Lula da Silva i'u nënshtrua një operacioni në tru në Sao Paulo për heqjen e një hematomi.
Sipas dokumentit të mjekëve të publikuar nga qeveria braziliane, operacioni ka kaluar pa komplikime, ndërsa Lula është në gjendje të mirë dhe nën mbikëqyrje në repartin e kujdesit intensiv.
Më parë, Lula iu nënshtrua një rezonance magnetike për shkak të dhimbjes së kokës e cila zbuloi gjakderdhje të brendshme, duke nxitur një shtrim urgjent në spital.
Në fund të tetorit, Lula u rrëzua në shtëpi dhe pësoi një goditje të vogël dhe një dëmtim në pjesën e pasme të kokës, gjë që kërkonte ndërhyrje mjekësore. Për shkak të këtij lëndimi, atij iu desh të anulonte udhëtimet e tij, duke përfshirë një vizitë në samitin e BRIKS në Kazan. qa/
Foto: arkivi