• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti i Bangladeshit e shpërndau parlamentin

Presidenti i Bangladeshit e shpërndau parlamentin

Daka, 6 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Bangladeshit sot e shpërndau parlamentin, gjë që ishte kërkesë kyçe e studentëve protestues që udhëhoqën protestat që rrëzuan sundimtarin shumëvjeçar Sheik Hasina, thuhet në kumtesën.

"Presidenti e ka shpërndarë parlamentin," tha në deklaratën Shiplu Zaman, pres-sekretar i Presidentit Mohamad Shahabudin.

Shpërndarja e Parlamentit ishte kërkesa kryesore e koordinatorëve të protestave studentore, të cilët caktuan një afat deri në orën 15:00 me orën lokale, kujton Bi-Bi-Si.

Studentët thanë se nuk do të pranonin një qeveri të udhëhequr nga ushtria dhe thanë se laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Muhamed Junus ka pranuar të jetë këshilltari kryesor i qeverisë së përkohshme.

Koordinatori i protestave studentore në Bangladesh, Asif Mahmud e përshëndeti shpërndarjen e parlamentit, duke thënë se "ultimatumi" i studentëve është përmbushur.

Postimi i Mahmud në Fejsbuk tashmë ka mbledhur më shumë se 100.000 pëlqime.

Më herët gjatë ditës së sotme, ai dhe drejtues të tjerë të protestës studentore paralajmëruan për “hapa të ashpër” nëse zyrtarët nuk plotësojnë kërkesat e tyre.

Shpërndarja e Parlamentit e hap rrugën për formimin e një qeverie të përkohshme. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR