Presidenti francez Makron arriti në Tiranë
- Presidenti i Francës Emanuel Makron sonte ka zbritur në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, ku është pritur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
- Post By Fami Bajrami
- 21:30, 16 tetor, 2023

Tiranë, 16 tetor 2023 (MIA) – Presidenti i Francës Emanuel Makron sonte ka zbritur në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, ku është pritur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Shqipëri në kuadër të së cilës janë planifikuar takime me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Sipas Pres shërbimit të presidentit Begaj, mysafiri i lartë do të pritet me të gjitha nderimet shtetërore nesër në orën 08:25 ku më pas do të ketë takim kokë më kokë mes dy presidentëve.
Makroni duhej të merrte pjesë në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit, por e anuloi pjesëmarrjen, siç u bë e ditur për shkak të sulmit terrorist në një shkollë në qytetin Aras të Francës ku mbeti i vrarë një mësimdhënës, ndërsa u lënduan edhe dy persona të tjerë.