Presidenti egjiptian të enjten në Riad në biseda për planin arab për Gazën
- Presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi të enjten duhet të udhëtojë në Riad në bisedime për planin arab për Gazën, kumtuan burime të shërbimit egjiptian të sigurisë.
- Post By Sara Ademi
- 16:40, 18 shkurt, 2025

Kajro, 18 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi të enjten duhet të udhëtojë në Riad në bisedime për planin arab për Gazën, kumtuan burime të shërbimit egjiptian të sigurisë.
Pritet që vendet arabe ta shqyrtojnë planin për rindërtim të Gazës, që mund të jetë përgjigje e propozimit të presidentit amerikan Donald Tramp për rindërtimin e enklavës palestineze nën kontroll të SHBA-së.
Përfaqësuesit e Arabisë Saudite, Egjiptit, Jordanit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit pritet të bisedojnë për planin arab për Gazën në Riad para se ai të prezantohet në samitin arab në Kajro më 4 mars, citojnë burimet egjiptiane. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s