• e hënë, 01 korrik 2024

Presidenti egjiptian kandidohet për mandatin e tretë

Presidenti egjiptian kandidohet për mandatin e tretë

Kajro, 3 tetor 2023 (MIA) - Presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi sot konfirmoi se do të kandidohet për mandat të tretë në zgjedhjet presidenciale të caktuara për në dhjetor.

Al-Sisi, ish-gjeneral, i cili ka qenë presidenti nga viti 2014, është pritur që sërish të kandidonte dhe konsiderohet se do të mund të fitojë mandatin e tretë pas ndryshimeve kushtetuese para katër viteve, të cilat e lejojnë të mbetet në pushtet deri në vitin 2030.

Në javët e fundit, mbështetësit e tij kanë filluar fushatë me vendosje të afisheve dhe mesazheve që ta inkurajojnë Sisin që të kandidohet.

Al Sisi ka ardhur në pushtet pas rrëzimit të Mohamed Morsit të zgjedhur në mënyrë demokratike nga Vëllazëria myslimane në vitin 2023. Ai është shpallur fitues në zgjedhjet presidenciale në vitin 2014 dhe 2018 me 97 për qind të votave. Zgjedhjet vijnë në kohën kur Egjipti lufton me inflacion rekord dhe mungesë kronike të valutave. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR