• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti brazilian nuk e përjashton mundësinë që ta arrestojë Putinin nëse udhëton në Samitin G20 në Rio de Zhanejro

Presidenti brazilian nuk e përjashton mundësinë që ta arrestojë Putinin nëse udhëton në Samitin G20 në Rio de Zhanejro

Berlin, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti brazilian Luis Inasio Lulla da Silva deklaroi se nuk mund t'i japë kurrfarë garancash personale presidentit rus Vlladimir Putin se nuk do të arrestohet nëse në fund të vitit të ardhshëm merr pjesë në Samitin e G-20 në Rio de Zhanejro, njoftoi DPA.

"Nëse Putini do të arrestohet në Brazil për shkak të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata penale ndërkombëtare (GJPN) për krime eventuale të luftës në Ukrainë, nuk është në kompetencë të presidentit brazilian", tha Da Silva gjatë vizitës në Berlin. "A do të arrestohet kur të arrijë? Ndoshta, ndoshta jo. Për atë do të vendos gjyqësia", shtoi ai.

Putini pothuaj as nuk ka dalë nga Rusia nga fillimi i luftës kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

GJNP e akuzon Putinin se është përgjegjës për rrëmbimin dhe deportimin në Rusi të fëmijëve dhe minorenëve nga territoret e okupuara nga Rusia në Ukrainë. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR