• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidentët e Gjermanisë dhe Egjiptit kanë bërë thirrje për armëpushim në Gazë

Presidentët e Gjermanisë dhe Egjiptit kanë bërë thirrje për armëpushim në Gazë

Kajro, 11 shtator 2024 (MIA) - Presidenti gjerman Frank-Ualter Shtajnmaer e falënderoi Egjiptin për rolin e tij si ndërmjetës në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Gazë, raportoi DPA.

Në një deklaratë të përbashkët me presidentin egjiptian Abdel Fatah al Sisi në Kajro, Shtajnmaer kërkoi përpjekje të mëtejshme për të arritur armëpushim midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.

Në deklaratë shprehu shqetësimin për rrezikun e përhapjes së konfliktit në rajon.

"Çdo aktor që ka ndikim në të dyja palët duhet ta përdorë atë ndikim", deklaroi Shtajnmaer.

Al Sisi i bëri thirrje Evropës që ta luajë rolin e saj në konflikt dhe të bëjë presion mbi Izraelin për të arritur armëpushim.

Shtajnmaer dhe Al Sisi gjithashtu përmendën edhe marrëdhëniet e afërta dypalëshe midis Gjermanisë dhe Egjiptit. Lideri egjiptian shprehu gatishmërinë për thellimin e këtyre marrëdhënieve, veçanërisht kur bëhet fjalë për bashkëpunimin në sferën ekonomike.

"Kompanitë gjermane janë të mirëseardhura," deklaroi ai, duke siguruar partnerët e mundshëm të biznesit se investimet e tyre në Egjipt do të mbroheshin. qa/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR