• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidenca franceze: Rubio është funksionari i parë i lartë amerikan që merr pjesë në "Koalicionin e të përgatiturve"

Presidenca franceze: Rubio është funksionari i parë i lartë amerikan që merr pjesë në

Paris, 25 nëntor 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio sot mori pjesë në video konferencën e "Koalicionit të të përgatiturve" për garancat e sigurisë së pasluftës për Ukrainën, që është hera e parë një funksionar i lartë amerikan ta bëjë atë, kumtoi sot presidenca franceze.

Në takim, të cilin e bashkëkryesuan presidenti francez, Emanuel makron dhe kryeminsitri nritanik, Kir Starmer, liderët vendosën të formojnë një grup pune mes SHBA-së dhe vendeve nga koalicioni për "përforcim" të këtyre garancave të sigurisë, kumtuan mediumet britanike.

Pas konferencës, kryetrja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, deklaroi se u diskutua për negociatat aktuale për paqe të drejtë dhe të përhershme për Ukrainën, dhe e përshëndeti faktin se edhe sekretari amerikan i Shtetit, marko Rubio mori pjesë në konferencë.

Në konferencën e "Koalicionit të të përgatiturve" morën pjesë liderë evropianë, përfshirë presidentin francez, Emanuel Makron, kryeministrin britanik, Kir Starmer, presidentin ukrainas, Volodimir zelenski dhe të tjerë.

Zelenski tha se Kievi është i gatshëm ta pranojë marrëveshjen paqësore të prezantuar nga SHBA-ja, si dhe se është i gatshëm të bisedojë me presidentin amerikan për pikat e ndjeshme të atij plani.

Makron dhe Starmer shprehën gatishmëri të përgatisin ndihmë financiare për Ukrainën nga mjetet e ngrira ruse. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR