• e premte, 05 dhjetor 2025

Prej sot në mëngjes janë vrarë 23 civilë në sulmet ajrore izraelite në Gazë

Prej sot në mëngjes janë vrarë 23 civilë në sulmet ajrore izraelite në Gazë

Gazë, 15 korrik 2025 (MIA) – Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës prej sot në mëngjes vranë 23 civilë, njoftuan burimet palestineze mjekësore. 

Në mesin e viktimave janë edhe tre civilë të cilët ishin vrarë në një sulm izraelit me dron në afërsi të shkollës Shaban al – Rajes në lagjen Al-Tufa, në lindje të qytetit Gazë, njoftuan mediat palestineze. 

Ekipet e mbrojtjes civile njoftuan se 14 persona konsiderohen si të zhdukur nën rrënojat e një shtëpia në zonën Al – Zarka në Al Tufa, e cila dje ishte goditur nga aeroplanë izraelitë ushtarakë, dhe se operacionet e shpëtimit janë kufizuar seriozisht për shkak të mungesës së mekanizimit të rëndë. 

Burimet lokale konfirmuan se në Rafa, në jug të Gazës, dy gra janë vrarë në një sulm ajror izraelit në afërsi të qendrës për shpërndarje të ndihmës së Fondacionit Humanitar Amerikan – Izraelit për Gazën, në perëndim të qytetit.

Edhe një civil është vrarë në një sulm ajror izraelit i cili goditi një tendë në afërsi të shkollës Xharar al – Kudra në zonën Al-Mavasi, në perëndim të Kan Junisit. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR