• e martë, 24 dhjetor 2024

Prefektja e Parisit kundër ish Tuiterit: Po largohem nga ky kanal gjigant

Prefektja e Parisit kundër ish Tuiterit: Po largohem nga ky kanal gjigant

Paris, 27 nëntor 2023 (MIA) - Prefektja e Parisit En Idalgo njoftoi sot se po largohet nga Platforma X, ishTuiter, duke e quajtur atë një "kanalizim gjigant global" që po "shkatërron demokracinë tonë" me dezinformata.

Pasi bleu Tuiterin në vitin 2022, Ilon Mask pushoi nga puna mijëra punonjës, përfshirë ata që moderonin përmbajtjet në atë platformë.

Mask ndryshoi emrin e platformës në X, ndërsa për shkak të akuzave se nuk bëri mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin, kompania e Maskit humbi disa reklamues të mëdhenj dhe u përball me shumë kritika, përfshirë edhe nga Shtëpia e Bardhë.

"Ajo platformë dhe pronari i saj me qëllim rrisin tensionet dhe konfliktet," shkroi Hidalgo në një postim të gjatë në anglisht dhe frëngjisht, duke përmendur  si shembull manipulimin, dezinformimin, antisemitizmin dhe sulmet ndaj shkencëtarëve, klimatologëve, grave dhe liberalëve. sa/

Foto: X

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR