• e mërkurë, 26 mars 2025

Prefekti i burgosur i Stambollit, Ekrem Imamogllu është kandidat presidencial i CHP-së opozitare

Prefekti i burgosur i Stambollit, Ekrem Imamogllu është kandidat presidencial i CHP-së opozitare

Stamboll, 24 mars 2025 (MIA) - Partia opozitare turke republikane popullroe (CHP) e nominoi prefektin e Stambollit, Ekrem Imamogllu për kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2028, edhe përkundër arrestimit të tij. kumtoi sot partia së cilës i takon Imamogllu.

CHP, fuqia kryesore opozitare në Turqi, dje mbajti zgjedhje partiake në mënyrë që të emërojë kandiadt presidencial.

Imamogllu, kundërshtari kryesor i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ishte kandidati i vetëm partiak.

Prefekti dje u dërgua në burgun Silivri, në perëndim të Stambollit, së bashku me disa të akuzuar të tjerë për korrupsion.

Arrestimi i kohëmëparshëm i Imamogllut shkaktoi protesta në Tueqi ku u arrestuan disa qindra njerëz në nëntë qytete.

Mbështetësit e opozitës deklaruan se protestat do të vazhdojnë. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR