• e shtunë, 04 janar 2025

Prefektët belgë kërkojnë ndalesë mbarëevropiane për shitje të piroteknikës

Prefektët belgë kërkojnë ndalesë mbarëevropiane për shitje të piroteknikës

Bruksel, 3 janar 2025 (MIA) - Shoqata e qyteteve dhe komunave flamane (VVSG) bëri thirrje për vendosje të ndalesë për shitje të materialeve piroteknike për personat fizik në nivel të Bashkimit Evropian.

Kërkesa e këtillë pason pas disa incidentëve dhe lëndimeve me materiale piroteknike gjatë festimeve të fundviteve tashmë disa vite me radhë.

"Nga viti në vit shohim se ka viktima, se njerlzit marrin lëndime në këmbë dhe duar", deklaroi përfaqësuesja e inicuesve të nismës, Natali Debast.

Krahas kësaj, sipas saj, eskalojnë edhe raste kur piroteknika përdoret për sulme ndaj pjesëtarëve të shërbimeve për raste urgjente dhe ndaj policëve.

Disa komuna belge tashmë vendosën ndalesa lokale për shsitje të materialeve piroteknike, edhe pse, sipas VVSG-së, një ndalesë e tillë në Belgjikë është dashur të vendoset në nivel nacional.

Mes vetëqeverisjeve lokale të cilat vendosën ndalesa të këtilla këtë vit ishte edhe Qyteti i Brukselit, por kjo nuk e ndaloi përdorimin e piroteknikës gjatë natës së Vitit të Ri. Policia e Brukselit regjistroi mbi 1.700 "incidente" lidhur me materialet piroteknike, ndërsa vetëm gjatë natës së Vitit të Ri në Bruksel u arrestuan 159 persona për shkak të përdorimit të piroteknikës.

Sipas VVSG-së, kjo ndalesë për shitje duhet të lejë në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me qëllim që të parandalohet që njerëzit të mund të furnizohen me piroteknikë në shtetet fqinje.

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR