PPS: Gjashtëdhjetë palestineze ende mbahen në burgjet izraelite
- - Autoritetet izraelite vazhdojnë të mbajnë gjashtëdhjetë palestineze në burg, ndërsa shumica e tyre ishin arrestuar pas 7 tetorit, njoftoi Shoqata e të burgosurve palestinezë (PPS).
- Post By Fitore Curri
- 10:06, 28 nëntor, 2023

Ramallah, 28 nëntor 2023 (MIA) - Autoritetet izraelite vazhdojnë të mbajnë gjashtëdhjetë palestineze në burg, ndërsa shumica e tyre ishin arrestuar pas 7 tetorit, njoftoi Shoqata e të burgosurve palestinezë (PPS).
Nëpunësja mediatike në PPS, Amal Sarane, deklaroi se armata izraelite ka arrestuar 56 gra dhe vajza palestineze në valën e madhe të arrestimeve në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Jerusalemin lindor pas 7 tetorit, me çka deri më tani ishin arrestuar 3.260 persona. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s