• e hënë, 23 dhjetor 2024

PPRMV: Politikanët të përmbahen nga përdorimi i lëndës për Onkologjinë për qëllime politike

PPRMV: Politikanët të përmbahen nga përdorimi i lëndës për Onkologjinë për qëllime politike

Shkup, 10 në ntor 2023 (MIA) - Prokuroria publike zhvillon procedurë parahetuese dhe nuk vepron me kërkesë të personave të tjerë. Ndahen informacione vetëm në vëllim, që nuk do ta dëmtojnë  procedurën, reagon Prokuroria publike pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti se është koha që Prokuroria të dalë me emër dhe mbiemër për rastin e Klinikës për onkologji.

Prokuroria pas deklaratës së ministrit doli me reagim në të cilin theksohet se prokurorët punojnë me përgjegjësi, duke i respektuar të gjitha afatet ligjore.

"Prokuroria publike apelon që politikanët të përmbahen nga përdorimi i kësaj lënde të ndjeshme për qëllime politike", theksojnë nga Prokuroria. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR