• e enjte, 19 qershor 2025

PPE miratoi rezolutë: Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri të kërcënuara nëse nuk ndërhyn BE

PPE miratoi rezolutë: Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri të kërcënuara nëse nuk ndërhyn BE

Tiranë, 30 prill 2025 (MIA) - Partitë Popullore Evropiane kanë miratuar një rezolutë ku me gjuhë të vendosur ngrenë alarmin për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri nën qeverisjen e Edi Ramës — veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025, publikoi Ora Njuz.

Rezoluta thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi; keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore; punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS; emërim i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt; shtypje e opozitës dhe kufizim i medias; ndjekje penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës; pabarazi në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë.

Ndalesa e TikTok-ut para zgjedhjeve, "kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale".

Gjithashtu brengë është edhe kapja e drejtësisë dhe pandëshkueshmëri; Institucionet e kapura politikisht dhe nuk garantojnë pavarësi; krimet zgjedhore mbeten të pandëshkuara, duke krijuar kulturë pandëshkueshmërie; lidhje të dyshuara midis aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në polici dhe drejtësi".

Rezoluta u bën thirrje gjithashtu BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës që të: Kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike; dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë; dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore".

Në kongresin dy-ditor të PPE-së po merr pjesë një delegacion i Partisë Demokratike, i udhëhequr nga kreu Sali Berisha, i cili zhvilloi një sërë takimesh në kuadër të Kongresit, pas të cilave shprehu kënaqësinë për mbështetjen, duke shtuar se "vetëm PD është një parti që mund ta çojë Shqipërinë në BE". sa/

Foto: PD 

QËNDRONI TË LIDHUR