• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pothuajse pesë milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, njoftoi zëvendëskryeministrja ukrainase Vereshçuk

Pothuajse pesë milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, njoftoi zëvendëskryeministrja ukrainase Vereshçuk

Kiev, 12 nëntor 2023 (MIA)  -  Sipas të dhënave zyrtare, pothuajse pesë milionë njerëz në Ukrainë janë detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen në pjesë të tjera të vendit për shkak të sulmeve ruse shumëvjeçare, lajmëroi DPA, duke iu referuar zëvendëskryeministres së Ukrainës përgjegjëse për Çështje të Refugjatëve, Irina Vereshçuk.

 Ajo për televizionit shtetëror ukrainas deklaroi se në Ukrainë janë regjistruar 4.9 milionë persona të zhvendosur brenda vendit.

"Prej tyre, rreth 3.6 milionë njerëz janë zhvendosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022", tha Vereshçuk. 

 Edhe para invadimit, si rezultat i luftimeve të zgjatura në Donbas në Ukrainën lindore, që nga viti 2014, më shumë se një milion njerëz tashmë ishin zhvendosur brenda vendit.

 "Kohët e fundit nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme të njerëzve", tha Vereshçuk, duke shtuar se disa të evakuuar janë kthyer në shtëpitë e tyre në periudhën gusht-nëntor.

 Sipas të dhënave të fundit të KB-së, rreth 6.2 milionë ukrainas kanë ikur jashtë vendit përkohësisht ose përgjithmonë.

 Para fillimit të luftës në vitin 2022, popullsia e Ukrainës ishte rreth 41.4 milion njerëz

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR