• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pothuajse gjysma e Kievit nuk ka ujë

Pothuajse gjysma e Kievit nuk ka ujë
Kiev, 31 tetor 2022 (MIA) - Dyzet për qind e banorëve të Kievit mbetën pa ujë, kumtoi sonte prefekti i kryeqytetit të Ukrainës, Vitalij Kliçko. "Nga kjo orë pa rrymë janë 270.000 banesa në kryeqytet, ndërsa pa ujë 40 për qind e konsumatorëve", tha Kliçko. Ministria ruse e Mbrojtjes paraprakisht sot i konfirmoi sulmet raketore ndaj kapaciteteve energjetike të Ukrainës, si dhe ndaj instalacioneve ushtarake, të kryera me projektilë të saktë të gjuajtur nga aeroplanë-bombardues dhe nga anije ushtarake. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR