• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pothuajse gjysmë milioni izraelitë duhet të evakuohen për shkak të veprimeve ushtarake

Pothuajse gjysmë milioni izraelitë duhet të evakuohen për shkak të veprimeve ushtarake

Jerusalem, 17 tetor 2023 (MIA) - Pothuajse 500 mijë izraelitë janë zhvendosur në vendin e tyre pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, kumtoi në konferencën për shtyp zëdhënësi i armatës izraelite.

"Rreth gjysmë milioni izraelitë janë zhvendosur në kufijtë e Izraelit. Sipas direktivave qeveritare, e evakuuam tërë Izraelin jugor, të gjitha vendbanimet në afërsi të Rripit të Gazës... Të njejtën e bëmë edhe në veri, ku u evakuuan 20 lagje në afërsi të kufirit me Libanin", tha zëdhënësi. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR