• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pothuajse 14 ton drogë janë sekuestruar në Ekuador

Pothuajse 14 ton drogë janë sekuestruar në Ekuador

Kito, 6 tetor 2023 (MIA) - Pothuajse 14 ton drogë janë sekuestruar mbrëmë në Ekuador, kanë bërë të ditur autoritetet.

Droga ka qenë e destinuar për në SHBA, Evropë dhe në Amerikën Qendrore.

Në aksionin "Grand Erihon 35" janë kryer 42 bastisje në disa provinca të shtetit, gjatë së cilës janë arrestuar 28 persona dhe janë sekuestruar 13,6 ton drogë, publikoi në "X", ministri i Punëve të Brendshme, Huan Zapata.

Ai shtoi se operacioni  ishte pas një hetimi njëvjeçar dhe "shkëmbimit të informacioneve me Meksikën, Kolumbinë dhe SHBA-në".

Janë konfiskuae edhe pushkë, automate dhe pistoleteta. Në bastisjen e mëparshme janë arrestuar 33 persona.

Bastisjet janë kryer në tetë nga 24 provincat e vendit, të cilat shënojnë rritje rekorde të dhunës dhe trafikut të drogës. Prej vitit 2021 në vend jan konfiskuar më shumë se 500 ton drogë. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR