• e martë, 02 korrik 2024

Pothuaj 40 persona janë vrarë përgjatë kufirit të kontesuar mes Sudanit dhe Sudanit Jugor

Pothuaj 40 persona janë vrarë përgjatë kufirit të kontesuar mes Sudanit dhe Sudanit Jugor

Xhuba, 6 shkurt 2024 (MIA) - Pothuaj 40 njerëz, prej të cilëve shumica civilë, e kanë humbur jetën javën e kaluar në përleshjet në rajonin e kontestuar kufitar Abjej mes Sudanit dhe Sudanit Jugor. Qindra kanë kërkuar azil nga paqesorët e KB-së, të stacionuar aty.

"Në sulmet më 2 dhe 3 shkurt gjithsej 19 civilë janë vrarë, ndërsa 18 janë lënduar", tha ministri rajonal i Informatave Bulis Koh, duke shtuar se 18 personat e kanë humbur jetën në sulme të ndara të dielën.

Mes të vrarëve ka gra, si dhe një i punësuar në Mjekë pa kufij. Sipas përfaqësuesit të autoriteteve, në sulmet janë përfshirë të rinj nga provinca në fqinjësi Varap, si dhe grupe paramilitare të lidhura me udhëheqësin kryengritës shpirtëror, Gai Mahek.

Gjatë përplasjeve, u sulmua edhe personeli i forcave të përkohshme të sigurisë të Kombeve të Bashkuara për Abjej. Automjeti i tyre blindues ishte shënjestër e zjarrit nga prita. Misioni i ka përforcuar patrullat ajrore dhe tokësore që të pengojë eskalim.

Në janar, të paktën 54 persona, mes të cilëve edhe gra dhe fëmijë, si dhe dy paqesorë të KB-së janë vrarë në sulme në rajonin e njëjtë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR