Portugalia do të njohë shtetin palestinez para sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së
- – Portugalia do të njohë shtetin palestinez të dielën, para sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju Jork javën e ardhshme, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Lisbonë, njoftoi DPA.
- Post By Fitore Curri
- 09:18, 20 shtator, 2025
Lisbonë, 20 shtator 2025 (MIA) – Portugalia do të njohë shtetin palestinez të dielën, para sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju Jork javën e ardhshme, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Lisbonë, njoftoi DPA.
Vende të tjera, duke përfshirë Francën, Belgjikën dhe Kanadanë, gjithashtu planifikojnë ta njohin Palestinën në KB javën e ardhshme. Edhe pse gati 150 nga 193 vendet anëtare të KB-së tashmë e pranuan shtetin palestinez, mbështetja nga forcat e mëdha botërore është veçanërisht me rëndësi nga perspektiva palestineze.
Shumë vende të BE-së, veçanërisht në Evropën Lindore dhe Juglindore, e njohin Palestinën një kohë të gjatë. Hungaria, e cila ka lidhje të afërta me Izraelin, e bëri këtë në vitin 1988.
Në kontekst të luftës në Gazë ndërmjet Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, vendet e BE-së – Spanja, Irlanda dhe Sllovenia e njohën shtetin palestinez vitin e kaluar.
Në fund të gushtit, kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi se Gjermania nuk do tu bashkëngjitet vendeve të tjera në njohjen e Palestinës si shtet në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s