Popullariteti i Zelenskit dukshëm është ulur në vitin 2024, sipas një hulumtimi
- Shumica e ukrainasve ende e mbështesin presidentin Volodimir Zelenski, pothuajse tre vite pas invazionit të plotë të Rusisë, edhe pse kjo mbështetje dukshëm është ulur gjatë vitit të kaluar, sipas rezultateve të publikuara sot nga Instituti ndërkombëtar për sociologji në Kiev.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:25, 7 janar, 2025
Kiev, 7 janar 2025 (MIA) - Shumica e ukrainasve ende e mbështesin presidentin Volodimir Zelenski, pothuajse tre vite pas invazionit të plotë të Rusisë, edhe pse kjo mbështetje dukshëm është ulur gjatë vitit të kaluar, sipas rezultateve të publikuara sot nga Instituti ndërkombëtar për sociologji në Kiev.
Instituti kreu hulumtim telefonik në 2.000 njerëz të cilët jetojnë në territorin nën kontroll të Ukrainës, në periudhën prej 2 deri 17 dhjetor - rreth një muaj pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, që sërihs i nxiti spekulimet për negociata të mundshme paqësore me Moskën.
Sipas rezultateve të hulumtimit në fund të vitit 2024 52 për qind e ukrainasve të anketuar thanë se "kanë besim" tek Zelenski, numër që dukshëm është ulur nga fundi i vitit 2023 (77 për qind), që e reflekton humbjen e mbështetjess për presidentin ukrainas pas pothuajse tre viteve luftë me intensitet të lartë.
Mbështetja për liderin ukrainas, i cili është në funksion prej vitit 2019, është më e madhe në rajonet ukrainase perëndimore (60 për qind) dhe qendrore (52 për qind) relativiht të kursyera nga lufta, në krahasim me ato në lindje (vetëm 42 për qind) dhe në jug (46 për qind), ku po zhvillohen më shumë luftime.
Sipas hulumtimit, pothuajse 39 për qind e ukrainasve tani thonë se "nuk kanë besim" tek Zelenski, që është pothuajse dyfish më e lartë nga shifra për dhjetorin 2023 (22 për qind).
Presidenti ukrainas u zgjodh në prill të vitit 2019, duke premtuar se do të vazhdojë me paqe me Rusinë. Rejtingu i tij më pas shënoi ulje para se të rritej në pothuaje 90 për qind pas invazionit të plotë të Rusisë në vitin 2022. ab/
Fotо: МIА arkivi